Gati fluturimet nga Kukësi. Udhëtimet tash ma të lira!

aeroporti-kukesi

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, doli të Premten në nji konferencë për shtyp ku deklaroi se më në fund asht arritë marrëveshja që i heq ekskluzivitetin e fluturimeve nderkombëtare aeroportit të Rinasit.

Tue shpall arritjen e marrëveshjes me Tirana Airport, Haxhinasto tha se menjiherë pritet hapja e aeroportit të Kukësit.

Haxhinasto e quejti nji arritje historike, që do i hapë rrugë fluturimeve të lira në Shqipni.
Hapja e Aeroportit të Kukësit do të krijojë rreth 200 vende të reja pune, nderkohë që Haxhinasto deklaroi se po bahet studimi i mundësisë për hapjen e nji aeroporti tjetër në Jug të vendit.

Që marrëveshja të hyjë në fuqi, duhet ma parë të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe më pas në seancë plenare në Kuvend, që ministri Haxhinasto tha se do të ndodhë sa ma shpejt që të jetë e mundun.