Hahn për liderët e Ballkanit: Krijone nji zonë ekonomike

Pak minuta përpara fillimit të takimit me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, eurokomisioneri Johanes Hahn ka publikue në profilin e tij në rrjetin social dy mesazhe të randësishme.

Hahn shkrue në Twitter se objektivi i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet me qenë integrimi në Bashkimin Europian, ma shumë se sa fokusimi te ekonomia dhe krijimi i nji zone të përbashkët mes shteteve të Ballkanit.

Hahn në mesazhin e tij shprehet se integrimi nuk asht nji alternativë për hymjen në BE, por thjesht nji element i dobishëm, ndërsa ndërtimi i nji zone ekonomike të përbashkët mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të rriste automatikisht ekonomitë e vendeve si dhe do t’ulte papunësinë, prioritete këto, që simbas eurokomisionerit janë kyçe dhe qëllimi i tryezës në Durrës.

“Integrimi nuk asht nji alternativë për hymjen në BE e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por nji element komplementar i dobishëm.

Prioriteti kyç tash asht ndërtimi i nji zone ekonomike të përbashkët, për me fuqizue rritjen (ekonomike) dhe punësimin e qytetarëve”, ka porosit Hahn.