Hamza priti delegacionin e naltë të Bankës Botnore

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ka prit sot në takim Zavendëspresidentin e Bankës Botnore për Europë dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller, i cili shoqnohej nga Ellen Goldstein, Drejtoreshë e Bankës Botnore për Ballkanin Perendimor dhe Marco Mantovanelli, Përfaqësues i Zyrës së Bankës Botnore për Kosovë dhe Maqedoni, thuhet në kumtesën e BQK.
Gjatë këtij takimi Guvernatori Hamza ka ba nji rezyme lidhun me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Kosovë, tue nënvizue qëndrueshmëninë dhe performancën pozitive të sektorit bankar në përgjithësi. Simbas këtyne treguesve, u tha se sistemi financiar asht funksional.

Guvernatori Hamza dhe delegacioni i Bankës Botnore, i kryesuem nga Cyril Muller, pos temave rreth zhvillimeve të fundit ekonomike dhe financiare, kanë diskutue edhe për mbështetjen shumëdimensionale, që Banka Botnore vazhdon me dhane në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Dy bashkëbiseduesit u zotuen se BQK dhe Banka Botnore do t’i risin edhe ma shumë fushat e bashkëpunimit me projekte në të ardhmen, qofshin ato të sferave të asistencës teknike apo të mbështetjeve në forma të tjera, thuhet ne kumtese.