Hapet ‘Unaza e Re’, lajmin e jep Rama me nji video mahnitëse

edi rama

Sot hapet nji segment shumë i randësishëm i Unazës së Re në Tiranë.

Ai pritet me lehtësue ndjeshëm trafikun në kryeqytetin shqiptar.

Vetë kryeministri Edi Rama e ka nis ditën tue postue nji video nga ky segment.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan.

Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje”, shkruen Rama.