Haradinaj arrin marrëveshje me banorët e fshatnave Shipitullë dhe Hade

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdoi sot takimet me delegacionet e fshatnave Shipitullë dhe Hade, me të cilët nji ditë ma parë pati zhvillue bisedat gjatë ditës deri n’orët e vona të natës në Obiliq.
Kryeministri Haradinaj ka ndigjue shqetësimet dhe problemet e delegacioneve të dy fshatnave të Komunës së Obiliqit për çashtjen e shpronësimit të pronave të pasuna me thëngjill, të domosdoshëm për furnizimin e rregullt të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në bisedë me delegacionet e të dyja fshatrave të Komunës së Obiliqit, kryeministri Haradinaj ka arritë pajtueshmëninë për zgjidhjen e shqetësimeve të tyne simbas modelit dhe praktikës së mahershme të zbatuem në rastin e fshatit Hade.

Njikohësisht asht arritë pajtueshmëni e plotë që konform legjislacionit në fuqi këta banorë me gëzue të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve të punësimit.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo marrëveshje mundëson që eskavatorët e KEK’ut menjiherë me rinisë punën në mënyrë që të garantohet furnizimin e pandërpremë të energjisë elektrike.

Përveç kësaj Kosova mbi të gjitha përfiton, meqë nji nga problemet e qytetarëve të saj asht zgjidh në harmoni të plotë me kërkesat e tyne.

Shperndaje në: