Haradinaj i gëzon veteranët, kjo asht arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, më bashkëpunëtorë.

Haradinaj, theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e veteranëve, me premtimin se mbas rishikimit të buxhetit pensionet e veteranëve nuk kanë m’u pague në mënyrë të pjesshme, por ka m’u vendos nji bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë, që protezat për invalidët m’u ndrrue me kohë, ndërsa familjet e dëshmorëve të kenë të drejtën e pensionit që u njeh statusi i tyne si dhe atë të punës ose pleqnisë.

Në takim u diskutue edhe për lehtësina tjera ndaj këtyre kategorive.

Kryetari Gucati shprehu vullnetin e organizatës për bashkëpunim të matejmë me qëllim të përmisimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK’s, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

 

Shperndaje në: