Hoti: I bllokuem 5 kamiona me gaz natyror dhe naftë nga Serbia

avdullah-hoti

Dogana e Kosovës ka fillue implementimin e vendimit për reciprocitet nga MTI që nga data 22 Mars 2016, dhe deri më tash janë kthye mbrapa kamiona me naftë dhe gaz natyror të Serbisë.

Këtë e ka ba të ditun ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti përmes nji postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

“Deri tash Dogana e Kosovës ka refuzu hymjen, përkatësisht ka kthye mbrapa pesë kamiona me naftë dhe gaz natyror. Dogana e Kosovës asht tue e zbatu në përpikëri vendimin e Ministrisë e Tregtisë dhe industrisë që asht marr në konsultimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka shkrue Hoti.

Postimi i plotë i ministrit Hoti:

Dogana e Kosovës ka filluar implementimin e vendimit për reciprocitet nga MTI që nga data 22 mars 2016.

Deri tani Dogana e Kosovës ka refuzuar hyrjen, përkatësisht ka kthyer mbrapa pesë mauna me naftë dhe gaz natyror. Dogana e Kosovës është duke e zbatuar në përpikëri vendimin e Ministrisë e Tregtisë dhe industrisë që është marr në konsultimin me Qeverinë e republikës së Kosovës.

Vlen të theksohet se pas fillimit të zbatimit të vendimit nga ana e Doganës së Kosovës dhe pas shpërndarjes së informatave që Republika e Kosovës nuk njeh më certifikatën e ADR-së për automjetet si dhe certifikatën e ADR-së për shoferët, të lëshuar nga autoritetet serbe për transportuesit, nuk ka pasur tentime për të realizuar importe në vendin tonë nga ana e transportuesve serb.

Për informatë para aplikimit të reciprocitetit gjatë një dite kemi pasur import nga Serbia me një mesatare nga 10 deri në 15 autobote me vajra dhe gazra të ndryshme me vlerë mbi 100.000 (mijë) euro, pra deri tani taksat e pa inkasuara shkojnë deri në 500.000 euro.

Dogana është e përkushtuar dhe ka kapacitet e nevojshme për të implementuar të gjitha vendimet e Qeverisë së republikës së Kosovës