Importi po mbyt eksportin

Mbi 2.5 miliardë euro asht vlera e importit të produkteve të hueja në Kosovë, gjatë vitit të kaluem, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Europës ka arritë në vlerën mbi 300 milionë euro.

Këto të dhana janë paraqit në vlerësimin e tremujorit të katërt për vitin 2015, publikuem ditë më pa nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznisit, konsideron se fajtor për shkëmbimet tregtare eksport-import, janë politikat aktuale të Qeverisë, të cilat nuk janë të orientueme me prioritet në prodhim, rrjedhimisht punësim dhe rritje të nivelit të eksportit.

Politikat fiskale të ekzekutivit, Shahini i quen kozmetike, dhe në këtë mënyrë, simbas tij, Kosova edhe për nji periudhë të gjatë do të mbetet e mvarun nga produktet e importuara, shkruen REL.