Italia jep në përdorim falas, kala dhe villa historike

Kjo mundet me qenë nji mundësi e mirë, nëse gjithmonë kini andrrue me pasë nji shtëpi pushimesh dhe kurrë nuk keni arritë me ble nji të tillë.

Qeveria italiane ka vendosë me dhanë në përdorim falas nji numër të konsiderueshëm kështjellash dhe vilash historike.

Anekend vendit janë në total 103 ndërtesa që janë planifikue me ju dhanë personave që paraqesin nji projekt të aprovuem mirëmbajtje, si mundësi parandalimi ndaj kthimit të tyne në rrënoja dhe rritjen e numrit të vizitorëve.

Kandidatët duhen me propozue nji plan që kishte me i transformue ndërtesat dhe ambientin përreth në diçka që rrit turizmin në zonë. Sugjerimet munden me përfshi që pjesë të ndërtesës të kthehen në hotele, restorante, dyqane apo villa luksoze.

“The Local” thotë se kjo mundet me qenë nji mundësi e artë për shumë persona që kanë ide, por jo paret e duhuna për me nisë nji aventurë të re, përcjell tvklan.al.