Kapen mbi 10 kg drogë, qe në cilin vend!

Njisitet e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës njoftojnë se gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Vërmicës, kanë arritë të kapin mbi 10 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.
“Mbramë rreth orës 23:50 asht ndal për kontroll ,në vijën e dytë të kontrollit, kerri i tipit OPEL me targa të Kosovës që drejtohej nga nji shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit të ushtruem në automjetin e natëpërmendun asht zbulue nji sasi e konsiderueshme e landës narkotike.

Sasia e landës narkotike ishte 10300 gram (10 kilogram e 300 gram)”, njofton Dogana e Kosovës.

Simbas tyne, landët narkotike ishin të mshefuna në disa pozicione në automjet në 21 paketime.

Personi i dyshuem asht arrestue dhe rasti asht përcjell te Policia e Kosovës.

Dogana njofton se gjatë kontrollit janë shfrytëzue pajisjet e dhurueme nga Qeveria amerikane përmes programit EXBS’i, të cilat mundësuen zbulimin e shpejt të këtij rasti.

 

2-drogaa