KE n’këtë muej heq vizat për Gjeorgjinë e Ukrainën. Kosova në pikëpyetje!

kevizat

Komisioni Europian në Dhetor të vitit të kaluem kishte thanë se Gjeorgjia dhe Ukraina kanë përmbush kushtet për liberalizim të vizave në Zonën Shengen, ndërsa për Kosovën kishte kërku plotësimin edhe të disa kushteve.

Tash gjatë muejit Prill, KE pritet që të propozojë heqjen e vizave për këto dy vende, kurse Kosova rrezikon që të mos përfshihet fare në këtë propozim, edhe pse zyrtarët qeveritarë të vendit pretendojnë se kanë përmbush të gjitha kushtet e kerkueme nga BE.

Burime mbrenda Ministrisë së Integrimeve Europiane i kanë thanë lajmi.net, se asht e mundshme që Komisioni Europian gjatë këtij mueji të propozojë liberalizim të vizave edhe për Kosovën bashkë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, por nji gja e tillë nuk asht e sigurt.

Vendi i vetëm në këtë treshe, që e ka të sigurt liberalizimin e vizave asht Gjeorgjia.

Për Ukrainën e cila me gjasë pritet t’i bashkohet Gjeorgjisë udhëtimin pa viza në Zonën Shengen, ka kundërshtime nga disa vende të BE’s të cilat nuk janë të binduna mjaftueshëm që ky vend e ka luftue sa duhet korrupcionin.

Për Kosovën për këtë temë mediat ndërkombëtare nuk janë tue e përmend fare, edhe pse në qeverinë Mustafa nuk e kanë humb krejtësisht shpresën se edhe vendit të fundit të rajonit do t’i hiqet izolimi.

Nëse KE vendos pozitivisht për heqjen e vizave, atëherë ky vendim do të duhet të miratohet nga Parlamenti Europian dhe 28 vendet anëtare të BE-s.