Këto 3 vese duhet me i gropue, ndaçi me arritë sukses

Suksesi apo dështimi për me krijue nji biznes ka me ardhë nga disa zakone në përditshmëni.

Nëse ndjekni zakonet e sipërmarrësve të suksesshëm, ka shumë gjasa që edhe ti me u ba nji i tillë. Zakonet e forta personale, ku përfshihen ushqimi i mirë, ushtrimi fizik dhe kursimi i pareve munden me ndikue pozitivisht në biznisin tuej.

  1. I kushtoni vëmendje ngjarjes dhe jo fakteve

Ngjarjet krijojnë emocione, që ju ban të reagoni, dhe këto reagime janë të bazueme në nxitës të rremë. Të qenit nji lider efektiv kërkon që ju me lanë mbas vesin e të ditunit ngjarjen. Në vend të kësaj ju keni me qenë të primë të kërkoni fakte nga ngjarja, si dhe të merrni vendime bazue mbi informacione të sigurta.

  1. Besoni veç ato që besoni

Në pjesën ma të madhe të kohës ju besoni çdo gja që ju asht ngulitë në krye nga të tjerët gjatë tanë jetës suej.

Ngritja e nji biznisi kërkon që të jeni novator, që do me thanë se duhet të vini në pikëpyetje çdo besim që ju keni.

  1. Nuk merrni parasysh kritikat

Nji nga veset ma të vështira për me heqë dorë asht besimi në vete se jeni ma i mirë, kur në realitet nuk jeni dhe aq…

Duhet të merrni parasysh kritikat, edhe kur ato nuk janë të mira. Kritikat ju ndihmojnë që të rriteni dhe të përmirësoheni.