Këto janë masat e Qeverisë për krizën energjetike

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka folë lidhun me situatën energjetike në vend.

Tue folë për çashtjen e shpronësimeve në dy fshatnat ku duhet të hapen mihje për nxjerrjen e thëngjillit, Shala ka thanë se kërkesa për shpronësime bahet nga Korporata Energjetike e Kosovës, pastaj aprovohet nga Ministria e Financave, ndërsa plani i zhvendosjes bahet nga MMPH.

Ai ka thanë se gjatë nji periudhe 2 vjeçare janë ndërtue 10 shtëpi pa leje në fshatnat Hade dhe Shipitullë.

Shala poashtu ka thanë se KEK asht vonue në procesin e shpronësimit dhe marrëveshjet me banorë.

Kurse, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thanë se janë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët për të mos pasë krizë të furinizmit me energji.

“Mbas vendimit që asht marr në Qeveri më 21 Korrik asht hap rruga që përmes shpronësimit të zgjidhet kjo çashtje”, ka thanë Stavileci.

Ai ka thënë se më 10 Gusht ku do të mbahet ndigjimi publik secili institucion ka me mujt me veprue simbas kometencave ligjore.

Sipas tij nuk ka vend për panik mbasi edhe për kohën sa ka rezerva siç ka deklarue KEK janë në përputhje me afatet ligjore kur mund të fillojë shpronësimi.

Stavileci ka thanë se edhe në variantin ma të keq, nëse dështon shpronësimi kanë marrë masat për me evitue krizën energjetike.

Kryeministri, Isa Mustafa ka thanë se janë tue marrë  të gjitha masat ligjore që kjo çashtje të zgjidhet.

Simbas tij nuk do të ketë hymje në prona jashtë ligjeve.