Kjo asht arsyeja pse mbledhet sot Qeveria

Qeveria e Kosovës sot prej orës 16:00 ka me mbajtë mbledhjen e ardhshme.

Në këtë mbledhje pritet m’u miratue plani qeverisës, i cili u kërkue nga Kryeministri Haradinaj qysh në mbledhjen e parë e cila u mbajt ditën kur edhe e mori detyrën.

Lajmi asht konfirmue edhe nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Mbledhja mbahet në ndërtesën e Qeverisë me fillim prej orës 16:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Plani qeverisës pastaj pritet m’u dërgue për diskutim në Kuvend, gja e cila u kërkue vazhdimisht nga partitë opozitare LDK dhe VV.

 

Shperndaje në: