Kompania turke fillon prodhimin e energjisë nga era në Kosovë

Kompania turke, Guris Holding, ka njoftue se ka me ndërtue nji fushë të re të energjisë me erë në Kosovë.

Tue ju referue mediave turke, nuk asht specifikue lokacioni i saktë se ku kane me u vendose turbinat me erë në Kosovë, megjithatë pritet që fusha ku kane me u vendose këta të ashtuquejtun mulli të erës me prodhue energji elektrike prej 32 megavat (MW).

E përditshmja turke, Dunya, raporton se puna për ndërtimin e dy turbinave të energjisë së erës ka fillue, saktësisht po punohet në segmentin prej 30 MW, transmeton lajmi.net.

Musfik Yamanturk, drejtori gjeneral i kompanisë, Guris Holding, ka thanë se kjo kompani ka me përdorë turbina ere me gjeneratorë të GE (General Electric) në Kosovë, tue shtue se çmimi i energjisë që prodhohet nga fusha e erës asht 8.5 centë kilovat për orë.

Yamanturk ka thanë se prodhimi i 32 MW të energjisë nga era në Kosovë ka me fillue në Gusht ose Shtator të vitit 2018.