Kosova e Maqedonia me bashkëpunim në fushën e transportit

marrveshjaa

Komisioni i perbashkët teknik Kosovë-Maqedoni ka nënshkrue protokollin e përbashkët teknik mbi transportin rrugor nderkombëtar të udhëtarëve dhe mallnave.

Në nji komunikatë për media, bahet e ditun se ky protokoll asht nënshkrue nga Burim Krasniqi, kryesues i delegacionit kosovar dhe Elena Angelovska – Atanasovska, kryesuese e delegacionit maqedonas, të cilët u zotuen për implementimin e legjislacionit kombëtar në fushën e transportit dhe u pajtuen për vazhdimin e negociatave për finalizimin e kësaj marrëveshje.

“Të dyja palët i përgëzuen zhvillimet e transportit ndërmjet dy vendeve dhe theksuen thellimin e bashkëpunimit në fushën e Transportit si dhe treguen gatishmëni reciproke për zgjedhjen e të gjitha çashtjeve në këtë fushë”, thuhet në komunikatë.