Kosova e Shqipnia me marrëveshje të reja në ekonomi, drejtësi, siguri e ambient

largea_ksal1463854735

Kabineti i kryeministrit të Kosovës asht në fazën përfundimtare të përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipnisë, që ka me u mbajt me 3 Qershor, në Prishtinë.
Kujtojmë se nga mbledhja e kalueme, dy kryeministrat, Edi Rama dhe Isa Mustafa, nënshkruen 11 marrëveshje shtetnore në fusha të ndryshme bashkëpunimi.

Keto jane 11 marrëveshjet e fundit Kosovës-Shqipni:
1. Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës “Për zbatimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë”.
2. Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës “Mbi Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.
3. Protokolli ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Bren dshme të Republikës së Kosovës “Mbi Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.
4. Protokolli ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
5. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.
6. Memorandumi i Mirëkuptimit “Për Forcimin e Bashkëpunimit Ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”
7. Memorandum ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës “Mbi Bashkëpunimin në Fu shën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.
8. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës “Në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.
9. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”
10. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës “Për Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.
11. Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.