Kosova e Shqipnia me treg të përbashkët energjetik

kosovshqipni

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe homologu i tij, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri do të nënshkruejnë Deklaratën e përbashkët që rrjedh nga takimi i fundit i Komitetit Drejtues për krijimin e tregut të përbashkët t’energjisë elektrike, Kosovë-Shqipni.

Në nji komunikatë për media të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Kosovë thuhet se nenshkrimi i deklaratës bahet nesër prej ores 10:00 në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë në Tiranë, me ç’rast dy ministrat do t’ju adresohen mediave.

Deklarata e përbashkët asht rezultat i punës së Komitetit Drejtues, ku diskutohen zhvillimet e fundit në kuadër të krijimit të tregut të përbashkët t’energjisë.