Kosova kthen mbrapa kamionët e Serbisë

kamionet dogana

Kosova ka kthye mbrapa nji maune me produkte të Serbisë, bajnë të ditun për Radion Europa e Lirë autoritetet doganore.

Zadhanësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thanë se kthimi mbrapa i kamionëve asht ba mbas vendimit të institucioneve të Kosovës për masa reciproke kundër Serbisë, në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

“Vetëm dje në pikën doganore të Merdares, në kufinin me Serbinë, e kemi kthye maunen e parë, e cila ka ardh në Kosovë”, ka thanë Stavileci.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nenshkru vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

Ky vendim i autoriteteve të Kosovës ka ardh mbasi Serbia ka refuzu të njohë certifikatat e shoferëve dhe të automjeteve kosovare që mbartin materie të rrezikshme.

Serbia asht importuesi kryesor në Kosovë.