Kosova në vendin 84 në Indeksin e Lirive Ekonomike

Liria ekonomike e vendit tonë për herë të parë asht vleresue në vitin 2016 nga “Indeksi i Lirisë Ekonomike”.

Edhe pse asht hera e parë vlerësimi solli lajme të mira për Kosoven, të cilen e renditi në vendin 84, tu’ e renditë ate ma mirë sesa disa vende të rajonit dhe BE’s.

Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, gjatë takimit me përfaqësuesit e “The Heritage Fondation” dhe “Freedom Economy”.
Simbas Gërxhaliut, pamvaresisht sfidave që ka Kosova, vlerësimet e tilla janë tregues se jemi në rrugën e duhun të zhvillimit ekonomik.

Ai poashtu përmendi edhe kriteret mbi të cilët asht ba vlerësimi i lirisë ekonomike.
Ndër kriteret janë edhe sundimit i ligjit, në veçanti e drejta pronësore dhe lufta kundër korrupsionit.

Përfaqësuesit e “The Heritage Fondation” poashtu u takuen edhe me Ministrin Avdullah Hoti, të cilët e vlerësuen Kosoven si vendin me potencialin ma të madh për zhvillim ekonomik.

Hetriage Fondation asht nji nga vlerësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, i cili shqyrton performancën e politikave tregtare të vendeve të botës.