Kosovoapparel – portali për industrinë e veshmbathjeve n’vend!

Prej sot sektori i veshmbathjeve ka me pasë nji adresë për promovimin e këtyne produkteve kosovare.

Portali “Kosovoapparel” ka me ndihmue në promovimin e industrisë së veshmbathjeve të Kosovës si destinacion në hartën botnore të prodhuesve të veshmbathjeve.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se kjo platformë e web faqes asht nji databazë për industrinë e veshmbathjeve në Kosovë dhe ka randësi për promovimin e këtij sektori për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ajo tha se aktualisht Kosova në tregun e eksporteve me këto lloj produktesh merr pjesë vetëm 5 për qind, andaj simbas saj kjo platformë teknologjike ka rëndësi për shtimin e eksporteve.

Krijimi i këtij portali vjen mbas themelimit të Shoqatës së Prodhuesve të Veshmbathjeve të Kosovës.

Të dyja këto janë pjesë e mbështetjes së USAID’it .

Drejtori i misionit të USAID’it në Kosovë, James Hope theksoi se portali ka me ndihmue sektorin e veshmbathjeve, tue shtue nivelin tregtar të eksporteve dhe simbas tij asht nji mekanizëm promovues që do ta nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Hope tha se afaristët e këtij sektori për të qenë të suksesshëm duhet me qenë të qasshëm n’internet me teknologji informative.