Kriza politike shuejti 2200 biznise

Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik u shfrytëzu nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, për me i lavdue reformat e Qeverisë për krijimin e nji ambienti ma të mirë të të bamit biznes.

Por lavdatave të Bajramit u erdhi fundi, kur kryetari i Aleancës së Bizniseve Agim Shahini ia kujtoi asaj barrierat në të cilat po hasin bizniset, krizën politike dhe mbylljen e 2.000 bizniseve.

E nuk ishin këto ankesat e vetme të Shahinit, ngase simbas tij kriza politike po krijon ngërrç ekonomik e po i tremb investitorët.

E mbas mbrojtjes që Bajrami i bani Qeverisë përballë këtyne takimeve, Kryetari i Komisionit për zhvillim ekonomik Muhamet Mustafa foli për numrin e madh të landëve të pazgjidhuna në gjygj për kontestet ekonomike.

Deklaratat e tij i mbështeti edhe Kryesuesi i Këshillit Gjygjësor Enver Peci.