Kryeministri thotë se punësimi asht n’agjendë të Qeverisë

isamustafaa

Isa Mustafa flet për ekonomi, thotë se punësimi është në agjendë të QeverisëKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thanë se Qeveria e Kosovës asht e përkushtueme për zhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Mustafa këto prioritete të Qeverisë i ka paraqit në tryezën e perbashkët me presidenten Atifete Jahjaga, ministrat e Qeverisë dhe kryetarët e komunave me temën e Zhvillimit Ekonomik Lokal.

Mustafa në nji postim në Facebook ka shkrue se ndryshimet e bame deri më tash kanë ndodh në koordimin me bizniset dhe do të vazhdojnë nji gja të tillë.

“Në tryezën e përbashkët me Presidenten Jahjaga, ministrat e Qeverisë dhe kryetarët e komunave me temën e Zhvillimit Ekonomik Lokal, ritheksova agjendën e Qeverisë për zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të punës”, ka thanë Mustafa.