Ksamili, ndër plazhet ma të mira t’Europës

ksamiliii

Europian Best Destination, shumë pranë hapjes së sezonit veror, fton udhëtarët që të vizitojnë nji ndër plazhet ma të mira të Europës për 2016: as ma pak dhe as ma shumë se sa Ksamili ynë.

“A jeni gati që të zbuloni plazhet ma të mira n’Europë? Na ju sjellim nji përzgjedhje të plazheve ma të mira të kontinentit për t’u relaksu, për të ba festa, madje edhe vetëm për me ecë. “- shkruen artikulli i nji ndër agjencive ma prestigjioze europiane.

Tue i ftue të gjithë turistët e “zjarrtë” të plazheve që të bajnë gati valixhet, syzet dhe kremin e diellit, zbuloni disa nga plazhet-parajsë.

Plazhi i Ksamilit gjendet në mesin e plazheve të tjera marramendëse të Kroacisë, Spanjës, Portugalisë, Ishulli i Korsikës, si dhe plazhet e fqijëve tanë grek dhe ato italianë.

Për plazhin në jug të Shqipnisë, artikulli shkruen: “3 ishujt Ksamil kanë bukuri të pazbulueme të këtij vendi.

Ata kanë mbetë jeshilë gjatë gjithë vitit dhe mund të këtë qasje me varka të vogla.

Por ka raste që njerëzit shkojnë edhe me not. Ujnat e pastra në thellësi i ban plazhet përreth ishujve të jenë ma të veçanta”.