Kujdes! Mishi i ngrimë në vitin 1982 mundet me përfundue në tregun e Kosovës

Drejtoria e Doganës së Serbisë ka njoftue se sot ka marrë informatë se në portin e Barit në Mal të Zi ka arritë nji ngarkesë me mish të ngrimë qysh nga viti 1982 dhe se janë ndërmarrë të tana masat që ky mish mos me ardhë në tregun e Serbisë.

“Tana doganave ju asht kërkue që të marrin masa të rritjes së kontrollit, të qarkullimit të udhëtarëve dhe mallnave me theks të veçantë edhe në kalimet kufitare ndaj Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Simbas mediave serbe, në kalimet kufitare, hymja e ngarkesave me mish të gjallë apo të ngrimë edhe ashtu asht e pamundun, nëse nuk përcjellet me nji dokument që lëshon inspeksioni veterinar kufitar.

“Në rast së tentohet kontrabanda, dhe kjo ngarkesë pa dokumente kalon përmes kalimeve alternative, kontrabandistët potencialë kanë me u përballë me ekipet mobile të shkatërrimit të kontrabandës”, thuhet në njoftim.

Egziston rreziku që ky mish me përfundue në tregun e Kosovës, marrë parasysh kontrabandën e zhvillueme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, por edhe rrugët tjera alternative nga veriu i Kosovës, rrugë këto që nuk kontrollohen sa duhen.