Kujna s’po i besojnë qytetarët, a ka rritje të korrupcionit!

Papunësia dhe korrupcioni janë dy problemet ma të madhe në Kosovë.

Kështu janë përgjigj qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve në nji anketë të realizueme nga UNDP.

Ata mendojnë se korrupcioni asht rritë në dymbëdhjetë muejet e fundit.

Petrit Skenderi, i cili e ka prezentue raportin, ka thanë se 67 për qind e të anketuemve janë përgjigj se gjanat në Kosovë nuk janë tue shkue mirë.

Prej 51 për qind e të anketuemve nga institucionet e nivelit qendror të cilët janë përgjigj se kanë pa korrupcion në vendin e tyne të punës dhe 48 për qind e të anketuemve nga niveli lokal, vetëm 28 për qind në nivelin qendror dhe 10 për qind në nivelin lokal i kanë raportue këto.

Arsyet e mospublikimit të korrupcionit simbas UNDP’s, asht mosbesimi në institucionet e drejtësisë.

Anketa ka perfshi 1 mijë e 300 të qytetarë dhe 500 intervista me shërbyes civil, prej të cilëve 276 nga niveli Qendror dhe 224 nga niveli lokal.