Kuponat fiskal prej nesër dorëzohen vetëm në postë!

kuponatfiskal

Që nga nesër të gjithë personat që deshirojnë të dorëzojnë kuponët fiskal në Administratën Tatimore të Kosovës, mund t’i dorëzojnë ato në të gjitha pikat e Postës së Kosovës.

ATK nepërmjet nji njoftimi ban të ditun se ka ndryshu vetëm vendi i dorëzimit të plikos, ndërsa procedurat tjera mbesin të njajta.

“Fillimisht, obligoheni që të plotësoni aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.

Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun shërbime elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal”, bahet e ditun në njoftim.