Kush thotë se Rusia ka me falimentue në fund të vitit!

rusettt

T’ardhunat e ulëta nga shitja e naftës, sanksionet, probleme strukturore dhe rezervat që janë tue u harxhue, tregojnë se Rusia asht në krizë ekonomike.

Ekonomia gjatë vitit të kaluem u tkurr me 3.8 për qind, ndërsa Banka Botnore për këtë vit pret ranie prej 1.9 për qind.

Në të njajtën kohë, vendi ka shumë probleme tjera.

Për shembull, çmimi i naftës në dy vitet e fundit asht përgjysmu, ndërsa kompanitë shtetnore dhe të naftës po kanë shumë ma pak pare.

“Me nji çmim të tillë t’ulët të naftës dhe të gazit natyror, asht e veshtirë për të financu buxhetin”, ka thanë Stefan Meister, ekspert për Rusinë nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme.

“Qeveria mund të arnojë vrimat në buxhet vetëm nëse merr para nga rezervat e shtetit”

Sanksionet perëndimore, të cilat ishin nji reagim ndaj aneksimit të Krimesë dhe ndaj konfliktit në Ukrainë, ndikojnë po ashtu në këtë.

Tregtia asht pezullue e kjo pengon edhe financimin e investimeve, raporton Telegrafi.

“Sanksionet perëndimore u kanë pamundësu bankave dhe firmave tona të marrin hue jashtë, jo vetëm në Europë, po në tanë botën”, ka thanë Vladimir Milov, lideri i partisë opozitare Zgjedhja Demokratike dhe drejtor i Institutit për Politika Energjetike.

“Askush nuk na huazon para, madje as Kina”.

Kreditë në dhetë vitet e fundit kanë qenë baza e rritjes ekonomike ruse. Sanksionet e kanë zvogëlue vëllimin e kredisë nga 700 në 470 miliardë dollarë amerikanë.

Kjo humbje e madhe e kapitalit ka ba që rubla të zbrese përgjysë në raport me dollarin.

Ndër problemet tjera në Rusi janë edhe ato strukturore: n’ekonomi sundojnë disa sipërmarrës të mëdhaj që ndërlidhen me politikën, në vend nuk ka konkurrencë e as shtet ligjor.