Ky asht niveli i papunësisë tash n’Europë

europapuneisa

Niveli i papunësisë në 19 vende që e perdorin euron ka ra në 10.3 për qind në muejin Fror, nji tjetër shejë kjo e rimëkambjes modeste të valutës europiane.

Niveli ka ra nga 10.4 për qind, sa ishte në Kallnor, ka njoftu sot agjencia europaine e statistikave, Eurostat.

Shifrat e punësimit theksuen se rimëkambja e Europës mbetet ende mesatare.

Shifrat e njerëzve të papunë kanë ra për vetëm 39 mijë në Fror, krahasue me ranien prej 118 mijëve në Kallnor.

Gjithsesi, janë 1.3 milion njerëz ma pak të papunë, krahasu me periudhën e njajtë të vitit të kaluem dhe se shifra e papunësisë asht ma e ulëta që nga Gushti i vitit 2011.

Gjermania ka nivelin ma t’ulët të papunësisë, me 4.3 për qind, tue ju falenderu ekonomisë së fuqishme të mbrendshme dhe fuqisë së eksportit në kerre dhe auto.

Por, shifrat mbesin ende shumë të nalta në Spanjë, me 20.4 për qind të papunëve dhe në Greqi me 24.0 për qind.