Ky asht qyteti ma i shtrejtë n’Europë, befason i dyti por edhe i treti!

Nji studim i ri ka zgjedh qytetet ma të shtrejta dhe ma të lira në Europë, tue nxjerrë rezultate interesante.

Eurostat shikoi koston e jetës në kryeqytetet eiropiane.

Tue përdor ‘koeficientët e korrigjimit’ – të përdorun nga Komisioni Europian për me sigurue që nëpunësit civilë europianë kanë “barazi të fuqisë blemëse” në BE – u nxor qyteti ma i shtrejtë për me jetue.

Rezultatet dolën të zymta për Britaninë, mbasi që vendi ma i shtrenjtë për me jetue, me nji vlerë prej 166.9 krahasue me Brukselin asht Londra.

Londra jo vetëm që asht qyteti ma i shtrejtë për me jetue në Europë, por asht vendi i tretë ma i shtrejtë në botë, që vjen mbas Ishujve Cayman dhe Zvicrës.

Por pse? Transporti i Londrës asht i dyti ma i shtrejti në botë dhe qyteti asht i treti ma i shtrejti për koston e shërbimeve.

Copenhagen në Danimarkë doli i dyti dhe Stokholmi doli i treti ma i shtrejti n’Europë.

 

1-copenhagen

 

stockholmi