Ky asht rregulli i ri i rimbursimit të kuponëve fiskalë

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka prezentue t’arritunat e gjashtë mujorit të parë të vitit 2017 të këtij institucioni.

Ai ndër të tjera ka folë edhe për rimburësimin e kuponëve fiskal i cili ka m’u ba simbas rregullit të ri.

Më ndryshimin e kritereve, ka thanë Imeri kanë m’u rimbursue vetëm tre deri në katër mijë e 500 pliko.

“Plikoja duhet me përmbajtë minimumi 60 kuponë me vlerë 250 euro, e vlera që ka me rimbursue asht dhetë për qind e vlerës së kuponëve fiskal, ku maksimumi i vlerës ka me qenë 100 euro”, ka thanë Imeri.

Që nga fillimi i këtij projekti në vitin 2015 deri tash janë rimbursue mbi 24 milionë euro nga mbi 1 milionë pliko të dorëzueme.

Ai ka thanë se ende janë në procesim edhe 2/3 e plikove për muejt Kallnor-Fror-Mars dhe se ato shumë shpejt kanë m’u rimburësue.