Lajm i mirë vjen nga Termokosi, sot nis ngrohja!

“Termokos” ashtu siç edhe ka paralajmërue ka me nisë sot sezonin e ri ngrohës.

Në nji njoftim për media thuhet se pjesa ma e madhe e punimeve për rehabilitimin e rrjetit në qytet dhe renovimi komplet i 50 nënstacioneve të ngrohjes tanima kanë përfundue.

“Ditëve të fundit janë zhvillue me sukses të plotë edhe të gjitha testimet e rrjetit të kogjenerimit, atij shpërndarës të ngrohjes në qytet, si dhe pajisjeve të ngrohjes nëpër stacionet dhe nënstacionet termike. Për shkak se punimet në dy segmente nuk kanë përfundue ende, furnizimi me ngrohje për kompleksin universitar dhe disa objekte në qendër të qytetit, blloqet, rruga 3 si dhe në Zona Lindja, në lagjen “Kodra e diellit” do të nisë me disa ditë vonesë”, thuhet në njoftim.