Lista Serbe e çon në Kushtetuese ‘Trepçën’

Përfaqësuesit e Listës Serbe sot e kanë dorëzue për interpretim Ligjin për gjigantin ‘Trepça’ në Gjykatën Kushtetuese, i cili asht miratue ditë ma parë në Kuvendin e Kosovës.

Mbas dorëzimit të kësaj ankese, kryetari i Listës Serbe, Slavko Simic ka thanë se me miratimin e Ligjit për Trepçën janë thye procedurat të cilat asht dasht me qenë në përputhshmëni me Kushtetutën e Kosovës.