Maqedonia e bllokon Shqipnine

bllokada

Maqedonia vazhdon bllokadën e perimeve të Shqipnisë në kufi.

13 kamiona  janë bllokue në kufi dhe nuk po lejohen me hy në Maqedoni.

“Deri para 2 orësh kanë qenë 13 kamiona me rreth 2600 kuintal prodhime të bllokueme pa asnji lloj arsye, thjesht po dojne me  i mbrojtë prodhuesit e tyne”, citohet Myslim Murrizi, nga Lushnja, i cili ka shpreh shqetësimin e prodhuesve shqiptarë nga kjo zonë.

Simbas tij, kamionat janë në kufinin Bllatë, midis dy Dibrave, dhe nuk po lejohen me hy në territorin e Maqedonisë.

Kjo që po ndodh asht shkelje e randë e Marrëveshjes së CEFTA.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka shpreh shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallnat shqiptare bujqësore.

Në bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informu Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA’s, e nënshkrueme nga të dyja vendet për qarkullimin e mallnave.

Nga ana tjetër, këto veprime, thotë ministri Panariti, bien ndesh me frymën e bashkëpunimit dhe njisimit të standardeve.

Në fund, Panariti ka deklaru se pala shqiptare ka me u ankue per  bllokadën maqedonase.