MB hap fazën e aplikimit për grante në perpunimin e prodhimeve bujqësore!

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapë sot fazën e aplikimit për grante për projekte që nderlidhen me përpunimin e produkteve bujqësore në disa sektorë si: sektorin e përpunimit të qumështit, sektorin e përpunimit të mishit, sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve, si dhe sektorin për prodhimin e verës.

Këta sektorë mbështeten në kuadër të Masës 103 – Investimet n’asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore që ka nji buxhet prej 5 milionë eurove.

Në këtë masë mbështetën kryesisht fabrika dhe agrobiznese që merren me përpunim dhe shuma maksimale e mbështetjes së nji projekti nga ana e MBPZHR’s asht 200 mijë euro.

Afati për aplikim për këtë masë fillon nga sot dhe përfundon me 25 Prill 2016.

Ma herët Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapë fazën e aplikimit për grante në prodhim, Masa 101, diversifikim Masa 302 dhe Masën e Ujitjes së Tokave Bujqësore.

Tue perfshi këto masa si dhe masën e perpunimit buxheti total i parapamë asht 23 milionë euro.

Në ditët në vazhdim, MBPZHR pritet të hapë fazën e aplikimit edhe për subvencione, ku edhe aty asht parapa nji buxhet prej 23 milionë eurove.

Për ma shumë informata, lidhun me procedurat e aplikimit, kriteret e vlerësimit qytetarët mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.