Mbahet konferenca e parë e boronicës n’vend

konferencaaa

Konferenca e parë e boronicës që asht mbajt ndonjiherë në Kosovë, do të nis sot.

Programi i USAID’it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) në bashkëpunim me partnerin e saj strategjik në sektorin e boronicës Boost Berries (Vitomericë) mblodhi së bashku ma shumë se 150 pjesëmarrës vendas dhe ndërkombëtarë për Konferencën e parë të Boronicës në Kosovë.

Qëllimi i konferencës asht që të bashkojë fermerët ekzistues dhe potencial të boronicës në Kosovë, tue krijue nji rast unik për mundësitë e krijimit të rrjetit dhe për të mësue nga përvoja e madhe e tre specialistëve nderkombëtarë që japin ligjërata në kultivimin e boronicës.

Kjo ngjarje dy-ditore perfshinë konferencën në Prishtinë më 19 Prill, dhe nji vizitë fushore te pemishtet e boronicës së Boost Berries në Vitomiricë më 20 Prill.

Kërkesat për rritjen e boronicës janë shumë të veçanta.

Kultura ka kerkesa të veçanta ushqyese dhe duhet të kombinohet me pH’n kritike të tokës dhe faktorët e tjerë të mbrendshëm.

Ky kombinim i faktorëve e ban arritjen e rendimenteve optimale nji detyrë shumë komplekse.

Kultura e tanishme, si asht evidentue gjatë vjeljes së saj të parë, ka tregue ndjeshmëni të skajshme ndaj faktorëve të mjedisit dhe ka kerkue menaxhim të shkëlqyeshëm.