Mbas vdekjes se Fidel Castros, nisin fluturimet Miami-Havana!

Vetëm 3 ditë mbas vdekjes së Fidel Castros asht ngrit mbase ma shumë se gjysëshekulli avioni i parë me udhëtarë nga Miami me destinacion kryeqytetin kuban Havana.

Megjithatë linja të tjera ajrore kanë nisë udhëtimet e tyne ma herët gjatë këtij viti, por me destinacione qytete të tjera të Cuba’s.

Fluturimi i mëngjesit të së Hanës ishte i pari i shërbimit ma të ri drejt Havanës, si dhe i pari i fluturimeve katërditore të “American Airlines” të parashikueme për me u nisë nga aeroporti ndërkombëtar i Miamit.