Mbi 136 mijë qytetarë aplikuen për rimbursimin e kuponëve, sot tërhiqen fituesit (video)

Kuponat

Deri më 31 Korrik qytetarët kanë pasë të drejtë me aplikue për rimbursimin e kuponëve fiskal.

136 mijë e 462 qytetarë kanë shfrytëzue këtë të drejtë.

Vetëm 450 qytetarë kanë  m’u rimbursue, raporton Ekonomia Online.

Tërheqja e fituesve ka m’u ba sot.

Që nga viti 2015 janë rimbusue rreth 25 milionë euro dhe janë verifikue 1.5 milionë pliko.

Valentina Bytyqi-Sefa, zadhanëse në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në nji intervistë për Ekonomia Online ka thanë se në këtë tre mujor ka pas numër ma të madh të aplikuesve krahasue me vitin 2015 kur patën aplikue mbi 24 mijë qytetarë.

Zadhanësja e ATK’s ka sqarue se nuk do të tejkalohen numrat e fituesve sikurse herën e kaluem dhe se minimumi i vlerës së fitueme asht 25 euro ndërsa maksimumi 100 euro.

“Na i kemi ba të gjitha pregaditjet e nevojshme prej momentit kur asht lëshue Udhëzimi Administrative, në fakt jemi pregaditë edhe për tërheqjen e cila ka m’u ba prej ores 21:30 në televizionin publik”, ka thanë Bytyqi-Sefa.

Simbas saj, kjo formë e re e rimbursimit ka me ndryshue mbas dy vjetesh mbasi simbas udhëzimit administrativ çdo dy vjet duhet të ketë risi.