Mbi 33 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës për 3 muej!

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikue Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2016.

Pjesë e anketës janë 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Pjesa ma e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt.

Simbas anketës, kapaciteti i shfrytëzuem në nivel vendi asht 14.18%.

Në TM2 2016 numri i vizitorëve asht 33, 290 vizitorë, prej tyne 36.08% janë vizitorë vendorë dhe 63.92 % janë vizitorë të jashtëm.

Kurse, numri i bujtjeve në TM2 2016 asht 49, 639, ku 33.28% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72% janë të huejt.

Numrin ma të madh të vizitorëve dhe natëqendrimet e tyne e ka rajoni i Prishtinës me 19 162 vizitorë dhe 30 565 natëqendrime.

Numri ma i madh i vizitorëve të huej përqendrohet në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Sa u përket vizitorëve të huej, numri ma i madh asht nga Shqipnia, Turqia dhe SHBA’ve.