Mbledhet Qeveria, shkak kriza energjetike

Qeveria e Kosovës

Para seancës që mbahet të Ejten, asht kriza energjetike ajo që ka me mbledhë sot Qeverinë e Kosovës në detyrë.

Kollapsi i mundshëm energjetik që rrezikon Kosovën, ka ba që egzekutivi i vendit të mbledhet për me gjetë urgjentisht zgjidhjen për këtë çashtje.

Mbledhja e së Mërkurës e Qeverisë në detyrë, pritet m`i hapë udhë zgjidhjes pronësore për zhvendosjen e banorëve të katundit Shipitullë të Obiliqit, në mënyrë që vendi t`i shmanget krizës energjetike.