Ministri Lluka informon Ambasadorin e Francës me prioritetet e MZHE

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritë në takim Ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert, të cilin e ka njoftue me prioritetet e MZHE nën drejtimin e tij.

Ministri Lluka me këtë rast ka falënderue ambasadorin Chabert për mbështetjen që Franca ia kanë dhanë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e ekonomisë, tue theksue se zhvillimi i sektorëve strategjikë asht nevojë imediate për zhvillim të qendrueshëm ekonomik.

Ministri i MZHE ka theksue se zhvillimi i sektorëve si energjia dhe minierat kanë me qenë fokus i punës së tij, derisa ka shtue se vëmendje e randësishme ka me ju kushtue edhe ndërmarrjeve publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ministri Lluka ka vnue në dukje se projektet që janë në proces të realizimit siç janë TC Kosova e Re dhe projektet tjera kanë me pasë nji dinamikë të shtueme të realizimit.

Gjithashtu, u diskutue edhe për projektin për trajtimin e ujnave të zeza, me vlerë rreth 86 milionë euro që financohet nga Qeveria e Francës, për të cilin Ministri Lluka e siguroi diplomatin francez se frik ka me u krijue njisia që ka me u marrë me implementimin e tij.

 

Shperndaje në: