Miratohet buxheti për 2018, kjo asht shuma për Prishtinën

Asambleja e Komunës së Prishtinës e ka votue unanimisht buxhetin për vitin 2018 të propozuem nga egzekutivi komunal.

Buxheti ka me qenë ma i madh së në këtë vit, ose fiks në vlerë prej 71, 222, 581 euro.

Pro buxhetit kanë votue të gjitha grupet parlamentare, ndonëse në seancë kanë mungue nji pjesë dërmuese e këshilltarëve komunal.

Planifikimi për të hyrat vetjake të komunës së Prishtinës për vitin 2018 asht 29,574,132 euro, parashikimi i hershëm për vitin 2019 asht 30,656,113 euro dhe për vitin 2020 asht 31,738,093 euro.

Sot deri n’ora 16:00 ka qenë afati i fundit që buxheti me ju dërgue Ministrisë se Financave.

 

Shperndaje në: