MMPH financon rregullimin e hapësinës gjelbëruese te Verrat e Llukes

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka me vizitu sot Komunën e Deçanit, me ç’rast edhe do të nenshkruen Memorandum Bashkëpunimin me kryetarin Rasim Selmanaj.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje asht bashkëfinancimi i projektit “Rregullimi i hapësinës gjelbëruese te Verrat e Llukes” si dhe përcaktimi i obligimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Deçanit, për realizmin e projektit në fjalë.

Po ashtu ministri Agani do t’inspektojë edhe ndertimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lumëbardhi.