MMPH ndan 200 mijë euro për pastrimin e lumit Sitnica

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), i ka nda komunës së Lipjanit 200 mijë euro për projektin për “Hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit Sitnica”.

Ministri i MMPH’s Ferid Agani, bashkë me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot e nënshkruen nji marrëveshje për nji bashkëfinancim projektit për parandalimin e vërshimeve.

Agani tha se ky projekt asht tejet me randësi për komunën e Lipjanit dhe jo vetëm, simbas Aganit ky ka me qenë edhe nji kontribut direkt edhe për parandalimin vërshimeve në komunën e Ferizajt dhe në komunën e Graqanicës.

Ky është vetëm projekti i parë që ministria është duke e realizuar në këtë drejtim. Ne do të punojmë që në kuadër të kornizës afatmesme të shpenzimeve që pritet të miratohet së shpejti në Qeverinë e Kosovës të parashtrojmë edhe në vitet në vijim, investime të cilat në këtë mënyrë do të zgjedhim një problem të madh të komunës, jo vetëm të Lipjanit por edhe të Ferizajt, Graqanicës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit në periudhën e ardhshme kohore” tha ai.

Agani ma tej theksoi se parandalimi i vështrimeve e paraqet njanin prej prioriteteve më të mdha të Mjedisit.

Qeveria e Kosovës do të jetë shumë e përkushtuar që në periudhën e ardhshme ti mbështetë komunat që janë të prekura nga vërshimet në mënyrë substanciale dhe me projekte konkrete deri në momentin kur të arrijmë të themelojmë fondin për mbrojtjen e mjedisit, që paraqet një prioritet të prioritete në ministrinë e Mjedisit”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se kjo mbështetje e Ministrisë së Ambientit, dka me ndikue në parandalimin e vërshimeve.

Ka qenë një ndër problemet më të mëdha që jemi atakuar viteve të fundit, sidomos në kohën e reshjeve ku janë më të fiksuara. Kjo vlerë, ky projekt të cilin do ta implementojmë, besoj se do ta zgjidhim për një periudhë më afatgjate problemin e vërshimeve që i kemi pasur zakonisht në Lipjan”, tha ai.

Ministri bashkë me kryetarin e komunës, mbas nënshkrimit të memorandumit, vizituen lumin Sitnica.

 

mmph