Mos e leni n’asgja: Qe deri kur asht afati për faljen e borxheve publike

Administrata Tatimore e Kosovës, asht tue zbatue Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike.

Ky Ligj asht në fuqi vetëm deri më 01 Shtator 2017, prandaj subjektet që munden me përfitue nga falja e borxheve publike simbas këtij Ligji, këtë të drejtë munden me realizue vetëm deri me këtë datë.

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë (përveç ndërmarrjeve shoqnore nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit), të cilët kanë borxhe ndaj ATK deri më 31 Dhetor 2008, munden me përfitue nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapame nga ATK për faljen e këtyne borxheve.

Për me përfitue nga falja e borxheve ndaj ATK, tatimpaguesi duhet: Të kryej pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) për periudhën nga 01 Kallnor 2009 deri me 31 Dhetor 2014, ose Të lidh marrëveshje me ATK, për pagesën e borxheve me këste, për periudhën 01 Kallnor 2009 deri me 31 Dhetor 2014. Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuem deri më 01 Shtator 2017, kanë me përfitue nga falja e borxhit.