MSA kërkon standarde për pronën intelektuale

Agjencia e Pronësisë Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit, Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës, organizuan sot debat për “Të Drejtat Pronësore Intelektuale dhe Obligimet nga MSA’ja”.

Drejtori i Agjencisë së Pronësisë Industriale, Xhafer Tahiri, tha se pronësia intelektuale ka nji randësi tepër të madhe dhe të veçantë për ekonominë e Kosovës.

Ndërsa drejtori i zyrës për të drejtat e Autorit, Valon Kashtanjeva tha se piratëria mbetet sfida kryesore e drejtorisë që e ai e menaxhon, mirëpo mbrenda 5 viteve Kosova ka me arritë nji standard si në vendet tjera të BE’s.

Policia dhe Dogana e Kosovës janë zotue se kanë me u angazhue edhe ma shumë që të jenë në shërbim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.