MSA, prodhuesit kërkojnë heqjen e barrierave

Në fillim të muejit Prill pritet me hy në fuqi Marrëveshja për Stabilizim Asocim (MSA). Kjo marrëveshje thuhet se ka me i thellue lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare në mes të Bashkimit Europian dhe Kosovës.

Pronarët e bizniseve prodhuese në Kosovë e vlerësojnë nënshkrimin e MSA’s, por thonë se Qeveria e Kosovës asht dashtë me punue ma shumë në drejtim të zhvillimit të prodhimtarisë vendore.

Afrim Fazliu, pronar i nji fabrike në Podujevë, tha se pa u heq barrierat mbrenda vendit, ata nuk janë në gjendje me eksportue në tregjet europiane.

Prej shtetit nuk kemi pasur asnjëherë përkrahje vetëm që kemi pasur pengesa. Tregun kosovarë e mbulojmë me një kapacitet bukur të mirë, shpresën nuk e humbin që do të kemi përkrahje nga shteti por deri në këtë moment ata nuk na kanë përkrah, deri tash kemi vetëm pengesa. Ne si prodhues që e importojmë lëndën e parë nga Gjermania na e paguajmë edhe d oganën edhe TVSH-në…Unë kisha kërkuar që neve të na krahasojnë me prodhuesit e rajonit si prodhuesit në Shkup, Serbi apo gjëkund tjetër, ata paguajnë 18 për qind, ne paguajmë 32 për qind, ne nuk po kërkojmë mjete financiare por po kërkojmë të na heqin taksat.”, tha Fazliu.

Profesori gjerman, Willkommen Herr, i dërguem nga Qeveria gjermane në Kosovë për me pa dhe analizue prodhuesine e kompanisë në Podujevë, mbasi pronari i saj ka nënshtetësi gjermane, tha se nuk po krijohen lehtësina për prodhuesit.

“Jam i shqetësuem se si shteti nuk krijon lehtësina për prodhuesit vendor,krijon lehtësina për Kinën,nuk krijon lehtësina për prodhuesit vendor”, tha Herr.

Zavendësministri i Integrimeve Europiane, Ramadan Ilazi, tha se me hymje në fuqi,MSA hapë dyert për anëtarësim në Bashkimin Europian.

MSA pritet të hy në fuqi me 1 prill të këtij viti. Ne besojmë që hyrja në fuqi e MSA-së do të shënohet me një vizitë të rëndësishme nga Komisioni Evropian dhe me një bisedë gjithëpërfshirëse me komunitetin e biznesit në Kosovë dhe Shoqërinë Civile sepse kjo është marrëveshja më e rëndësishme deri tani që Republika e Kosovës ka arritur me BE-në…MSA, hapë dyert e vërteta dhe reale të anëtarësimit në BE, krahas kësaj hapë mundësi të tjera për Kosovën që të jetë përfituese e programeve të shumta të BE që kanë të bëjnë me shkëmbimin midis shteteve aspiruese dhe atyre anëtare”, tha Ilazi.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna tha për KosovaPress se dogana i ka ba të gjitha përgatitjet teknike për me fillue implementimin e MSA’s.

Me hyrjen në fuqi të MSA, simbas Rafunës kane me u përshkallëzue tarifat doganore për produktet të caktueme.

Sa i përket llojeve të produkteve në mallrat të cilat do të tarifohen me 10 për qind janë ato mallra për të cilat ne kemi pasur interes që t’i mbrojmë produktet tona. Është një pjesë e produkteve bujqësore me 9 për qind tarifë doganore që hynë mallrat për të cilat ne kemi pasur nevojë që të kemi inkasim të detyrimeve importuese doganore… Në 8 për qind hynë një kategori e caktuar e mallra që për një fazë kalimtare deri në katër vite do të ketë nevojë për t’u mbrojt, sidomos për disa prodhime industrial. Ndërsa me zero për qind do të jenë ato mallra për të cilat nuk kemi pasur asnjë interes që t’i mbrojmë ose që të mbledhim taksa në ato lloj mallrave”, tha Rafuna.

MSA asht marrëveshje ndërkombëtare e lidhun ndërmjet Kosovës dhe BE qëllimi i së cilës asht themelimi i marrëdhanieve formale dhe kontraktuale ndërmjet dy palëve me qëllim të anëtarësimit të Kosovës në BE. MSA nuk e njeh Kosovën si shtet, por me fusnotë. Kosovën ende nuk e kanë njoftë 5 vendet anëtare të BE’s.