Kosova merr masa reciprocitetit kundër Serbisë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka nenshkru vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

Vendimi vjen mbasi Serbia ka refuzu të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.

Tash, as Shteti i Kosovës nuk do t’i njohë dokumentet e njajta të leshueme nga Serbia.

Prej ditës së Hanë, Kosova nuk e njehë asnji certifikatë te Serbisë për shoferët që transportojnë materie të rrezikshme dhe as certifikatat për automjetet që bartin naftë dhe gazë.

Këtë vendim si masë reciprociteti e ka marrë Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Vendimi ka hy në fuqi menjiherë dhe u asht shpërnda doganave të Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministres për Dialog, Edita Tahiri.