Mustafa e Zbogar hedhin vallen e Rugovës

Sot e hodhi vallen rugoviane Kryeministri Isa Mustafa, Përfaqësuesi Special i BE’s në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri të shoqnuem nga ansambli autokton në Rugovë.

Vallja pasoi ceremoninë e përmbylljes së suksesshme të projektit “More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” apo “Ma shumë djath vendor kualitativ për tregun e mbrendshëm”, të financuem dhe menaxhuem nga BE dhe të implementuem nga Korporata Rugove.

Krahas Mustafës e Zbogar, ishin edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, kryetarët e Pejës dhe të Istogut, përfaqësues të komuniteteve të biznisit e banorë të Rugovës.

Mbas vizitës në ambientet e mbrendshme të fabrikës “Djath Rugove” , Kryeministi i vendit tha se projekte të tilla bahen nga njerëz që kanë përvojë, vullnet, e dëshirë për me i ruejtë dhe me jetue në këto anë.

Ai shtoi se qëllimi i Qeverisë asht hapja e fabrikave, e vendeve të reja të punës për me tregue se Kosova asht nji vend që e meriton pamvarësinë, që din me e zhvillue ekonominë dhe nji vend i oriemtuem nga Europa.

Ndërsa përfaqsuesi Special i BE’s, Samuel Zbogar, u shpreh i lumtun që ky projekt u përmbyll me sukses. Ai shtoi se projekti asht pjesë e nji programi ma të gjanë të BE’s për me investue në vendet rurale të Kosovës.

Me grantin e skemës rurale kemi për qëllim me krijue vende të reja pune. Deri tani kemi punësue 300 persona përfshi minoritete dhe gra, theksoi Zhbogar.

Kryetari i Klubit të Prodhuesëve të Kosovës, Visar Kelmendi, tha se shembulli i Rugovës e i korporatave të tjera tregon se suksesi në Kosovë asht i mundun, por ai kërkoi që Qeveria me u marrë seriozisht me përgatitjen e kompanive në Kosovës për tregun konkurrues europian, mbas hymjes në fuqi të MSA’s.

Projekti “More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” ka fillue në vitin 2013. Përmes tij asht arritë zgjanimi i zinxhirit të furnizimit të kompanisë, përmirësimi i makinerive për procesim dhe prodhim, planifikimi dhe realizimi i fushatave të marketingut e të tjera.