MZHE ndan 100 mijë euro për kontestin PTK-Axos (dokument)

Qeveria e Kosovës ka fillue pregaditjet për m’u përballë me kontestin PTK-Axos GMBH.
Përfaqësuese ligjore nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për kontestin e privatizimit PTK-Axos asht shpall nji kompani nga Bullgaria me emnin “KPMG Bulgaria” e që për punën që ka me kry ka m’u pague 100 mijë euro.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka negociue marrëveshjen më kompaninë “KPMG Bulgaria” dhe ka arritë me ba marrëveshje në shumën prej 100 mijë eurove.

MZHE për këtë punë i kishte parapa 150 mijë euro.